Unicef: 33 mijë shqiptarë u zhvendosën nga zonat e prekura nga tërmeti

0 368

Një raport i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, i publikuar të martën, shtjellon rreziqet dhe sfidat që ata hasin veçanërisht në kohë pandemie si kjo e tanishmja. Fëmijët e shpërngulur nuk kanë akses te shërbimet më kryesore, duke u ekspozuar ndaj dhunës, shfrytëzimit, abuzimit dhe trafikimit. Ata gjithashtu janë në rrezikun e rekrutimit me detyrim për punë apo për martesa që në fëmijëri.

Në vitin 2019 një total prej 33 milionë personash u zhvendosën brenda vendeve të tyre. Për 8,5 milionë veta, shkak i shpërnguljes ishin konflikti dhe dhuna, ndërsa për 25 milionë të tjerë, fatkeqësitë natyrore, si përmbytjet, furtunat apo zjarret.

Mes këtyre të fundit renditen edhe 33 mijë shqiptarët e prekur nga tërmetet e shtatorit dhe ai i 26 nëntorit, që shkatërruan me mijëra banesa dhe rezultuan fatale për jetën e 51 qytetarëve. Në rang global, shpërnguljet për shkaqe natyrore mbeten problematike kryesisht për vendet e Azisë, Afrikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa konfliktet vijojnë të zhvendosin me miliona persona në Lindjen e Mesme, kryesisht në Siri, dhe nga vendet afrikane e ato të Amerikës Latine.

Leave A Reply

Your email address will not be published.