Universitetet ende online, pedagogu: Qeveria nuk i do studentët nëpër këmbë, pasi më 25 prill janë zgjedhjet

0 311

Nga kjo e hënë nxënësit e shkollave fillore dhe gjimnazet janë rikthyer në mësim pas pushimeve të dimrit në mënyrë të alternuar. Klasat do të jenë të hapura tre herë në javë për një pjesë të nxënësve dhe dy herë të tjera për një pjesë tjetër. Rrotacioni i javëve ka sjellë konfuzitet te të rinjtë, të cilët kërkojnë rikthimin në mësim rregullisht.

Në pritje për t’u rikthyer në auditore janë edhe studentët. Pedagogu Albano Zhapaj thotë se mësimi online po funksionon jo më tepër se deri në masën 30%, pasi mungon aksesi i sigurt me internet. Shtyrja e hapjes së universiteteve sipas pedagogut është vendim politik. Në parashikimet e tij studentët mund të hyjnë në fund të Prillit.

”Në 25 janë zgjedhjet dhe qeveria nuk i do studentët nëpër këmbë pasi mund të ketë protesta”. Përveç kostove ekonomike të internetit dhe printimit të leksioneve, eksperti i arsimit të lartë thotë se studentët po paguajnë tarifat e njëjta si të ishin në Universitet, pasi deri më tani nuk ka një vendim për rimbursimin e këtij detyrimi vjetor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.