Urbanët nuk nisin ende punën, Sulejmani: Ka kosto, nuk mund të respektohet distanca

0 380

Edhe pse sot u dha lajmi që të mërkurën rinis transporti interurban, urbanët nuk do të jenë në punë. Shoqatat e transportit publik refuzojnë të rinisin aktivitetin pa u ndryshuar protokolli dhe pa u plotësuar kërkesat që ata kanë. Eneo Sulejmani, kryetar i shoqatës brenda dhe ndërqytetes.

“Ministria e Shëndetësisë hoqi masat kufizuese por është në fuqi protokolli i sigurisë. Së dyti ne presim një vendim nga Ministria e Infrastrukturës. Është e pamundur që të fillojë transporti pasi nuk respektohet protokolli. Do konsultohemi me operatorët qytetas dhe ndërqytetas dhe 90% e tyre me këtë protokoll sigurie nuk dalin në punë e kanë të pamundur. 90% e operatorëve janë për mosrifillimin e punës me këtë protokoll. Ai krijon vështirësi financiare. Së pari në transportin qytetas ul me 75% numrin e udhëtarëve në automjet. Në transportin ndërqytetas e ul me 50%. Këto janë kosto financiare. Së dyti subjektet përgjegjëse detare dhe ajrore nuk janë përgjegjëse për distancën por për informimin e tyre pse ne duhet të ndëshkohemi”.

Disa kompani transporti do të hapin transportin, për këtë Sulejmani thotë se “ka disa përfaqësues që mendojnë të fillojnë por do të vijnë te mendimi ynë dhe do e shohin në terren që transporti nuk zbatohen dhe realisht krijon vështirësi financiare”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.