Urdhëri i çuditshëm: Francezët duhet të hanë sa më shumë djathë

0 407

Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, francezët po inkurajohen të hanë më shumë djath se kurrë, sepse që nga koha e përhapjes së virusit, shitjet e djathit kanë rënë në nivele të frikshme dhe produktet e fermerëve kanë shkuar dëm!

Franca njihet për lidhjen e ngushtë me konsumin e djathit, duket se ndryshoi krejt papritur gjatë pandemisë. Sipas CNN, që nga 7 marsi kur nisi izolimi i vendit e deri më 10 prill, shitjet e djathit ranë me 60%. Prodhuesit vënë re që francezët kanë hequr dorë nga djathi dhe kanë kthyer sytë nga nevojat bazike, duke shkaktuar kështu një humbje të madhe për shitësit.

80% e llojeve të djathrave mund të rezistojnë deri në 8 javë, ndërsa të tjerë më pak se një muaj, prandaj mbështetja e kësaj industrie është me rëndësi për Francën. Kopshtet dhe shkollat fillore pritet të hapen të hënën, ndërsa gjatë kësaj kohe autoritetet po presin të marrin një vendim për hapjen e bareve dhe restoranteve deri në fund të majit. Në Francë deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit rreth 25,772.

Leave A Reply

Your email address will not be published.