Ushqimi, hilet për të kontrolluar sasinë e duhur

0 316

Mbajtja e dietës është e vështirë sepse zakonisht ju lë të uritur, por fatmirësisht ka hile për të gënjyer stomakun sikur jeni ngopur edhe me pak sasi ushqimi.

Konsumoni më shumë ushqime pikante.

Të konsumoni ushqime pikante përveç se ju redukton oreksin, ndihmon edhe në djegien e më shumë kalorive pas një vakti.

Pini nga një gotë e gjatë dhe e ngushtë.

Kjo hile është më shumë për të gënjyer veten. Zakonisht pijet me gaz nuk sugjerohen gjatë një diete, por nëse nuk bëni dot pa to, merrni një gotë të gjatë dhe të ngushtë në mënyrë që të konsumoni më pak.

Konsumoni mente.

Era e mentes redukton nepsin për çfarëdo ushqimi që ju është kthyer në rutinë.

Hani më dorën “e keqe”.

Nëse jeni mësuar që çdo gjë ta bëni me dorën e djathtë, hani me të majtën dhe e anasjellta për mëngjarashët. Arsyeja e këtij veprimi është shumë e thjeshtë, të ngrënit do t’ju zgjatet shumë dhe do t’ju bëhet angari.

Filloni çdo vakt me një gotë ujë.

Në këtë mënyrë një pjesë e stomakut tuaj do të jetë e mbushur dhe do të keni më pak hapësirë për ushqimin.

Përdorni pjata të vogla.

Shpeshherë njerëzit konsumojnë më shumë vetëm sepse duhet të mbarojnë gjithçka kanë në pjatë. Ky problem mund të zgjidhet shumë thjeshtë duke vënë në përdorim pjatat e vogla.

Përdorni më shumë perime.

Nëse në pjatat kryesore të ditës konsumoni shumë karbohidrate, zëvendësojini këto ushqime me perime.

Leave A Reply

Your email address will not be published.