Vaksina kundër Covid-19, Britania blen 90 milionë doza. Rusia krijon…

0 70

Britania siguron 90 milionë doza të dy vaksinave të mundshme kundër Covid-19. Nëse vaksina rezulton efikase, e sigurt dhe e përdorshme, Britania do të blejë dhe 40 milionë doza të tjera.

”Nxit sistemin tonë imunitar duke e trajnuar për një kundërpërgjigje të shpejtë, të atyre që ne i quajmë antitrupa apo qeliza imunitare. Tani trupi është gati. Ka kujtesë dhe sapo virusi real të trokasë në derë për të na infektuar, ne i përgjigjemi shpejt duke e ndaluar të zgjerohet në një popullatë virale që kërcënon jetët tona”,-thotë Mikael Dolsten, shkencëtar i Pfizer.

Më herët, Britania e Madhe rezervoi dhe 100 milionë doza të një vaksine tjetër që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë Astra Zeneca. Megjithatë, është akoma e pasigurt nëse ndonjë nga këto vaksina do të rezultojnë efikase në ndalimin e përhapjes së Covid-19.

Rusia planifikon të prodhojë 30 milionë doza këtë vit. Kjo erdhi pas përfundimit të testimit te njerëzit këtë javë, me kërkuesit që njoftuan se është e sigurt në përdorim dhe se nxit një kundërpërgjigje të sistemit imunitar. Rusia do të kalojë në fazën e tretë të testimit shumë shpejt, ndërsa është në bisedime me vendet e Lindjes së Mesme për një bashkëpunim në prodhimin e vaksinës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.