Vaksina kundër Covid-19, surpriza mund të vijë brenda…

0 365

Një lajm i mirë vjen më në fund nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me testimet që po kryhen për arritjen e një vaksine të mundshme që do të luftonte Covid-19.

Imunologu Anthony Fauci, i cili është po ashtu kreu i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive deklaroi se një vaksinë kundër Covid-19 mund të jetë e gatshme brenda muajve tetor dhe nëntor.

Sipas tij, tashmë dy vaksina kanë kaluar në fazën e tretë të testimit dhe një prej tyre mund të marrë aprovimin për t’u prodhuar në nëntor apo dhe më herët.

Ndërkohë virusi nuk ndalet në Amerikën Latine, e cila tashmë është kthyer në epiqendër pasi numëron rreth 25% të 16 milionë rasteve në mbarë botën. Brazili, Meksika, Peruja, Kili dhe Kolumbia janë mes 15 vendeve kryesore të botës që janë goditur më rëndë nga koronavirusi. Brazili tashmë renditet në vend të dytë me 2.4 milionë raste dhe 87 mijë viktima.

Leave A Reply

Your email address will not be published.