Vaksina në Shqipëri? Mjeku: Në pranverë, shumica mund ta ketë kaluar virusin. Jo masa shtesë

0 517

Referuar zhvillimeve për sigurimin e vaksinës në vend, epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se këtë dimër do ta kalojmë pa vaksinë. Pavarësisht disa dozave që mund të hyjnë, ato nuk do të japin efekte për mbarë popullatën.

”Kemi nivelin më të lartë komunitar të përhapjes së virusit dhe për të mundur këtë na duhet një numër shumë i lartë vaksinash. Janë vaksinime që bëhen në dy doza me distancë kohore 3-4 javë nga njëra-tjetra. Jemi më 18 dhjetor dhe e dimë se sa zgjat dimri, deri në fund të shkurtit. Në mars, fillojnë bien infeksionet respiratore, përfshi dhe Sars Cov-2. Vaksinimi masiv vjen pas këtij dimri. Këtë dimër të ruajmë masat”, u shpreh Alimehmeti.

Nga ana tjetër, ai thotë se autoritetet shëndetësore duhet të sigurojnë kushtet frigoriferike për ruajtjen e vaksinave anti-covid. Sa i përket aplikimit të saj, ai shprehet skeptik në lidhje me vaksinimin e fëmijëve dhe popullatës së shëndetshme. Referuar situatës aktuale dhe shifrave zyrtare, për të nuk nevojiten masa të tjera shtrënguese.

Leave A Reply

Your email address will not be published.