Vaksinat ishin drejt skadimit, punonjësit vaksinojnë shoferët në rrugë

0 299

Punonjësit shëndetësorë të Oregonit në SHBA, të cilët u bllokuan në një stuhi bore, gjatë kthimit nga një program vaksinimi Covid-19, shkuan makinë më makinë duke vaksinuar shoferët e bllokuar para se të skadonin disa nga dozat.

Gjashtë nga vaksinat ishin drejt skadimit, kështu që punëtorët vendosën që t’ia ofrojnë ato shoferëve të tjerë të bllokuar. Duke mos dashur t’i humbnin ato, stafi eci nga një automjet në tjetrin, duke u ofruar njerëzve një shans për të marrë vaksinën.

Të gjitha dozat u administruan, duke përfshirë një dozë për një punonjës të Zyrës së policisë së Qarkut Josephine, i cili kishte mbërritur shumë vonë në klinikën e vaksinimit, por ndaloi me të tjerët.

Drejtori i Shëndetit Publik të Qarkut Josephine, Mike Weber tha se ishte një nga operacionet më të ftohta ku ai kishte marrë pjesë. Gjashtë doza vaksine mund të mos duken shumë, por çdo vaksinim vlen në betejën ndaj Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.