Vaksinimi i qeverisë ndaj Covid-19, i pari Rama kurse ministrat…

0 267

Në mesin e mjekëve që do të vaksionen sot ndaj virusit Covid-19, do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Në konferencën për median, Rama tregoi arsyen pse do të vaksinohet.

”Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina jo vetëm është e sigurtë por vaksina është arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm. Nuk do dëshiroja ti zija radhën askujt nga ata që duhet ta bëjnë më parë por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye. Vaksina nuk është e detyrueshme, askush nuk është i detyrueshëm ta bëjë me pahir por është e këshillueshme. Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina jo vetëm është e sigurtë por vaksina është arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm, e për ti thënë të gjithëve që dokrrat me manipulimet e geneve”,-tha Rama.

Kurse ministrat nuk do të jenë në vijën e parë të personave që do të vaksiohen të parët. ”Anëtarët e ministrat janë si gjithë të tjerët. Ministrja Manastirliu nuk ka pse ta bëjë para nënës së saj. Unë do ta bëj siç kanë bërë kolegët e mi”,-u shpreh Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.