Vaksinimi kundër Covid-19 në Europë, ritmet ndryshojnë mes shtetesh

0 28

Vaksinimi kundër Covid-19, është kryepuna e çdo vendi të prekur nga virusi vdekjeprurës. Pas ritmeve të ulëta të vaksinimit, Franca po zgjeron grupet të cilët do të injektohen me vaksinën anti-covid, duke shpresuar se deri në fund të muajit do të vaksinohen rreth një milionë qytetarë.

Jo vetëm personat mbi 75-vjeç do të marrin dozën e parë, por të gjithë ata që cilësohen grup me rrezik të lartë. Një hap i tillë është ndërmarrë pas shumë kritikave se qeveria franceze po ecën me ritme të ngadalta në procesin e vaksinimit.

Vetëm një e katërta e një milionë njerëzve kanë marrë dozën e parë, kur tani mund të vaksinohen 6.4 milionë njerëz. Italia fqinje ka arritur të vaksinojë një milionë banorë dhe është në fazën e administrimit të dozës së dytë të vaksinës Pfizer. Grupet prioritare janë mjekët dhe infermierët.

Shqetësimet janë shtuar në Norvegji pasi disa të moshuar humbën jetën pasi morën vaksinën. Zyrtarët kanë kërkuar që të kihet më shumë kujdes me personat që duhet të injektohen duke këshilluar kryesisht mjekët. Katedralja Blackburn në Londër po përgatitet të shndërrohet në një nga 50 qendrat e vaksinimit dhe Mbretëria e Bashkuar po zgjeron programin e saj të vaksinimit në grupet e tretë dhe të katërt pasi numri i njerëzve që morën një dozë të parë u rrit në 3.8 milion.

Leave A Reply

Your email address will not be published.