Vaksinimi në Shqipëri, të parët janë 5 mijë mjekë dhe infermierë

0 320

Edhe në Shqipëri pritet që të nis vaksinimi ndaj Covid-19. 5 mijë mjekë dhe infermierë që punojnë në spitalet Covid në Tiranë dhe rrethe, do të jenë të parët që do të marrin dozën e parë. Injeksionet do të kryhen sipas një protokolli të caktuar në ambientet e stadiumin ”Air Albania”.

Punonjësit e shëndetit publik po përgatisin infrastrukturën e nevojshme për fazën e parë të vaksinimit që pritet të fillojë në javën e tretë të janarit. Vaksina nuk është e detyrueshme, por rekomandohet edhe për personat që e kanë kaluar Covid-19.

”Është vërtetë shumë e pastër nga ana teknologjike, pasi nuk përmban virus. Nuk mund të shkaktojë sëmundjen. Ka shumë fjalë që thonë që do të ndërhyjë te AND-ja. ARN-ja mesazhere në këtë vaksinë nuk ka akses te bërthama, ku ndodhet materiali ynë gjenetik. Gjithë procesin e kryen në citoplazëm dhe nuk lidhje me materialin gjenetik”, shprehet Erida Nelaj, përgjegjëse e menaxhimit të vaksinave në ISHP.

Sipas protokolleve, kompania Pfizer do të sjellë dozat e blerë nga qeveria shqiptare. Pas marrjes në dorëzim ato do të mbahen në kushte frigoriferike -80 gradë në ambjentet e QSUT dhe Institutit të Shëndetit Publik. 10 mijë dozat e para të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë brenda janarit, ndërsa në shkurt priten 30 mijë të tjera. Nga injeksioni i parë, doza e dytë anti-covid do të merret pas 21 ditësh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.