Valbonë, turistët bien në greminë, ka të vdekur

0 42

Nje ngjarje e rende ka ndodhur para pak minutash në alpet mes Valbonës dhe Thethit.

Disa turistë, gjatë ecjes në këmbë (hiking), kanë humbur rrugen dhe për pasojë dyshohet se kanë rënë në një greminë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se të dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, efektivë nga policia e Shkodrës dhe nga ajo e Tropojë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë turistëve.

Aksidentet në alpe janë një fenomen i shpeshtë për shkak të terrenit të vështirë si edhe faktit që frekuentohen nga një numër i madh vizitorësh thuajse gjatë gjithë vitit. Në një aksident të ngjashëm ndërroi jetë edhe alpinisti Ndoc Mula.

Leave A Reply

Your email address will not be published.