Valdrin Sahiti: Rita Ora më kërkoi veshje madhështore shqiptare

0 405

Valdrin Sahiti zbuloi detaje nga bashkëpunimi me Rita Orën në krijimin e veshjes tradicionale të përdorur nga kjo e fundit në klipin e saj “Bang”. Për “Vizioni i Pasdites” stilisti i mirënjohur tregoi se ishte Rita ajo që e kontaktoi duke i kërkuar një “veshje madhështore shqiptare”.

Sipas tij, ky ishte një bashkëpunim sfidues për shkak të natyrës së kostumit. Megjithatë Valdrini u shpreh mëse i kënaqur nga rezultati përfundimtar teksa shpjegoi dhe detajet nga veshja më e diskutuar e momentit.

“Dëshira e saj ka qenë të jetë një veshje me motive shqiptare, e cila mund të jetë e stilizuar ose e rikrijuar duke u bazuar në materialet, idetë apo dhe integritetin e veshjeve tona kombëtare. Pjesa e fundit është e inspiruar në xhubletën tonë, por normalisht që është marrë vetëm pjesa e trapezit. Këmisha dhe pjesa e korsesë janë detaje për të cilat ne kemi shfrytëzuar materiale të ndryshme antike”, tha Sahiti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.