Valë të dytë të Covid-19? Mjeku Pipero jep një lajm të mirë

0 91

Ditët e fundit në vend ka një rritje të kurbës të të prekurëve me Covid-19. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, thotë se numri i shtuar i rasteve të ditëve të fundit lidhet me disa faktorë, duke nisur që nga hapja dhe papërgjegjshmëria e qytetarëve në respektimin e masave, e deri tek grumbullimet dhe mitingjet e zhvilluara kohët e fundit ku gjithashtu nuk u respektua asnjë masë.

“Jo se nuk prisnin raste të shtuara, por ka ndodhur që jo vetëm ka raste të shtuara, po edhe rritje e rasteve të shtruara në spital që tregon se duhet analizuar situata. Ka disa arsye që kanë çuar në rritjen e rasteve: e para hapja dhe përjetimi i tyre në mënyrë jo shumë të përgjegjshme nga qytetarët. Ndërkohë, mosrespektimi i protokolleve nga shumë punëdhënës, si baret restorante që nuk kanë respektuar protokollet. Gjithashtu, kemi edhe një fakt që ndoshta edhe brenda spitaleve është ulur vëmendja si kudo. Shqetësues është numri i rasteve në spital, pavarësisht gravitetit të sëmundjes. Ndaj bëj apel në radhë të parë për bluzat e bardha, për të respektuar të gjitha masat parandaluese dhe t’u them qytetarëve që virusi vazhdon të qarkullojë, edhe pse ka rënë transmetueshmëria dhe virulenca. Nëse koha e ekspozimit është e gjatë, mundësia për të shkaktuar sëmundje është e madhe. Ka koinciduar që gjatë kësaj kohe kanë ndodhur grumbullime apo mitingje ku nuk janë respektuar rregullat e distancës dhe vendosja e maskave. Është shumë e thjeshtë; distancë dhe maskë”,-tha në ”Euronews”.

Nga ana tjetër, Pipero shprehu besimin se nuk do të jetë një valë të dytë të Covid-19 në vjeshtë, sikundër dëgjojmë të thuhet gjerësisht, edhe në rang ekspertësh. Sipas tij, edhe nëse virusi do të ketë vazhdimësi, ajo do të vijë duke rënë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.