Vasili: Çdo pazar me reformën në Drejtësi është ortakëri me krimin shtetëror të Ramës

0 237

“Drejtësia në koma, duhet terapi intensive jo karamele me Vetting!”, kështu shprehet nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ndërsa thekson se kolapsi total i sistemit të drejtësisë ka siguruar pandëshkueshmërinë totale të “Rilindjes”.

Vasili ka bërë një analizë të gjatë , duke u shprehur se çdo Pazar lidhur me reformën në drejtësi është ortakëri e Ramës dhe Rilindjes.

Ndërkohë Kuvendi miratoi të enjten me 118 vota pro, zgjatjen e afatit të Vettingut, ndërsa nga ana e saj LSI abstenoi.

Statusi:

Drejtesia ne koma, duhet terapi intensive jo karamele me veting!

Kapja dhe degradimi i drejtesise jane dy ortakët me te medhenj te korrupsionit dhe narkoshtetit!

Kapja e degradimi i drejtesise nga qeveria jane metastazat e kancerit te qeverisjes mafioze ne Shqiperi.

Nje pushtet i paafte, por mafioz dhe i paskrupullt ne shitjen e cdo interesi publik perfshire dhe kufijte e vendit ka sjelle nje rrenim ekonomik, social dhe politik qe çon drejt nje korrupsioni te pandalshem i cili thellon varferine dhe mjerimin qe largojne mijra shqiptare nga vendi.

Kapja e Drejtesise nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit te drejtesise, kane siguruar pandeshkueshmerine totale te rilindjes.

Reformen e kapur ne Drejtesi nuk e shpetojne dot pazaret dhe kozmetikat me ca dite te zgjatura te vetingut por hetimi deri ne fund dhe nxjerrja e ndeshkimi i pergjegjesve te kapjes se saj.

Çdo pazar me Reformen ne Drejtesi vetem legjitimon kapjen perfundimtare te saj dhe asgjesimin e shtetit te se drejtes.

Çdo pazar me reformen ne Drejtesi eshte ortakeri me krimin shteteror te Rames dhe rilindjes.

Deshtimi dhe kapja e drejtesise faktohet lehte dhe nuk kapercehet me propagande, sepse

skaneri i reformes ne drejtesi tregon qarte se problemet jane shume me te renda:

1.Drejtesia me regji, qe nuk vepron edhe kur falsifikohen dokumentat shteterore nga Kuvendi i Shqiperise perpara Gjykates Kushtetuese kundra Kreut te Shtetit.

2.Drejtesia me regji qe nuk vepron per Inceneratoret, Teatrin Kombetar, Becchetin, Portin e Durresit e dhjetra ceshtje teper te renda.

3.Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.

4.Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg ka denuarpak dite me pare per nje ceshtje me gjobe deri ne 5 mije euro qeverine shqiptare per vonesat disavjecare ne gjykim.

Mendoni qe jane dhjetra mijra çeshtje dhe ka mjaft prej tyre qe kane me shume se 5 vjet, qe presin dhe ky precedent i Strasburgut mund te shkaktoje nje denim me dhjetra milion euro

Në pesë vitet e fundit, volumi i punës ne gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.
Asnjë Strategji nuk u hartua për të zgjidhur kolapsin total të Sistemit Gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike.
Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi1 të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.
Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.
9.Nepotizmi politik rilindas me vellezer e motra e kusherinj te ministrave ne emerimet e anetare te Komisioneve te vetingut eshte fakt dhe shkak per mosbesimin ndaj vleresimeve te tij.

Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja.
Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.

Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.
Vetingu u katandis në një Inspektoriat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej:
“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos pasur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë edhe sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.
Ky eshte realiteti shume i rende i Drejtesise ne Shqiperi, qe po rrezon Shtetin ne cdo aspekt te tij.

Kjo gjendje kaq kritike e Drejtesise ne gjendje kome kerkon terapi intensive dhe jo karamele me Veting.

Leave A Reply

Your email address will not be published.