Vasili kërkesë zyrtare Nikollës: Na trego I.M që të tronditi, shpërdorove Kuvendin

0 40

Autoriteti i Dosjeve doli blof dje, u turpërua publikisht, sepse vuri në lëvizje edhe Kuvendin e Shqipërisë për një person I.M, që paska qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës. Nënkuptimi ishte për Ilir Metën, ish-kryeministrin dhe presidentin e vendit tonë, ndaj dhe jehona mediatike qe e madhe. Në fakt rezultoi se ishte një I.M tjetër. Personi që kishte dërguar email-in u vetëdeklarua për mediat, duke thënë se nuk e ka përndjekur Ilir Rexhep Metaj, por një ish-shok tjetër në shkollën e lartë, kur të dy ishin konviktorë.

Një gafë institucionale, që jo vetëm njollosi emrin e politikanit të lartë shqiptar, por vërtetoi se si mund të keqpërdoret ky autoritet nga politika e ditës, apo qoftë edhe një email anonim. Gafa bëri pjesë të saj edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, e cila ngriti alarmin, duke dalë në një konferencë për shtyp, si rrallë herë, dhe kryqëzuar Ilir Metën, që gjasme fshihej pas inicialeve I.M.

E turpshme për çdo shtet normal kjo shkarje, që tregon më së paku amatorizmin e institucioneve, ose më e keqja, vënien e tyre në shërbim të luftës politike të ditës. Me plot ironi, Petrit Vasili, deputeti i ish-LSI (tashmë Partia e Lirisë), i është drejtuar kryemalamentares Nikolla, me shkresë zyrtare, për ta informuar mbi atë që ndodhi dhe keqpërdorimin e shpërdorimin skandaloz të Kuvendit të Shqipërisë.

Në letër, ligjvënësi në fjalë shkruan: Ju keni dale dje publikisht dhe informuat publikun se ishit shume e tronditur nga një letër, bazuar mbi email anonim, që ju paskesh dërguar Autoriteti i Dosjeve. Gjithashtu ju, i deklaruat publikut se keni thirrur me urgjence dhe keni informuar Kryetaret e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve te Ligjeve dhe të Sigurisë.

Kerkoj nga ju qe te me informoni lidhur me këtë letër, që ju tronditi kaq shume e që siç mësojmë nga mediat eshte thjesht bazuar mbi nje fare e-mail anonim. Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë, duke e vendosur ate në funksion të skenarëve të neveritshem politike, të ndërtuar me regji të qeverisë e për qëllimet e saj, me skenare te ngjashem me ata te Sigurimit të Shtetit të dikurshëm dhe të bazuar mbi letra anonime e të tjera perversitete antiligjore e antishtet, ju ngarkon me përgjegjest teper te rende.

Eshte fakt që Ju nuk u tronditet aspak dhe as nuk i informuat fare deputetet, kur Kuvendi i Shqiperise, qe ju drejtoni, falsifikoi dhe manipuloi haptas dhe ne menyre skandaloze dokumentet qe i dergoi Gjykates Kushtetuese ne rastin e kerkeses per shkarkim te Presidentit Ilir META, me qellim manipulimin dhe mashtrimin e Gjykates, duke keqperdorur Kuvendin e Shqiperise per kete qellim ulet, e per te cilin Kuvendi eshte i paditur ne SPAK si kurre ndonjehere me pare ne historine e tij.

Detyrimi për informim nga ana juaj është një detyrim i pakapërcyeshëm, sepse Kuvendi i Shqipërisë as ka qenë dhe as do të jetë pronë e kryetarit të kuvendit, por është institucioni themelor nga buron Republika jonë Parlamentare dhe ku ekzistenca e ketij Kuvendi janë vetem tërësia e njeqind e dyzet deputetëve te barabarte e të zgjedhur me votën e popullit.

Dua t’ju kujtoj që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe publikisht ju jam drejtuar mjaft herë edhe me pare për bllokimin skandaloz të projektligjeve tepër të rëndësishëm deri dhe atyre që reflektojnë vendime të Gjykatës Kushtetuese, por ju as nuk jeni tronditur dhe as nuk keni lëvizur gishtin për të bërë dhe atë pak detyrë administrative qe keni.

Duke qenë se, tronditja juaj e madhe në një ditë të nxehtë vere, qe lindi pas një letre anonime ju shkaktoi nje shqetësim kaq të madh, ju kërkoj sërish të na vini në dispozicion keté informacion, pasi ju kujtoj se lidhur me te drejten per informim nuk ka asnjë të privilegjuar në Kuvendin e Shqiperisë, ku një kryetar kuvendi e ca kryetare grupesh paskan te drejten te informohen, ndersa deputetëve iu mohohet kjo e drejte legjitime dhe fondamentale”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.