Vasili: Mbi Ramën rëndojnë 3 vepra penale. Prokuroria të hetojë

100

Një vit më parë, kryeministri Edi Rama sulmoi oficerin e policisë në Fushë-Krujë, Emiljano Nuhun, pasi ky i fundit denoncoi të afërm të deputetit të PS, Rrahman Rrahja për dhunë dhe presione. Sot një njëjti familjar i deputetit të PS është drejtor i Postës Shqiptare ku u vodhën më shumë se 100 milionë lekë, ndërsa një kushëri i tij akuzohet për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit. Nisur nga këto zhvillime, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili shprehet se prokuroria duhet të hetojë kryeministrin Edi Rama për presionet ndaj policisë gjatë kohës që hetonte këta persona.

“Opozita në 4 shtator 2018 e paditi në Prokurori Edi Ramën sepse Rama kërcënoi oficerin Nuhu. Më këtë deklarim publik, kryeministri kërcënoi në atë kohë komisarin në kushtet e të qënurit në punë. Ai ndërhyri në hetim, duke e paracaktuar hetimin. Ai nëpërmjet këtij deklarimi ndërhyri në hetim. Mbi Ramën rëndojnë 3 vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës, dhe kanosjes për të mos kallëzuar. Këto shkelje dënohen me 2 deri në 4 vite burg”,- shprehet Petrit Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Opozita e paditi Ramën për Emiljano Nuhun, po tani pas vjedhjes së postës me drejtor Redjan Rrahjan a do veprojë Prokuroria ndaj Ramës??

Opozita në 4 shtator 2018 e paditi në Prokurori Edi Ramën sepse Rama kërcënoi oficerin Nuhu. Më këtë deklarim publik, kryeministri kërcënoi në atë kohë komisarin në kushtet e të qënurit në punë. Ai ndërhyri në hetim, duke e paracaktuar hetimin. Ai nëpërmjet këtij deklarimi ndërhyri në hetim. Mbi Ramën rëndojnë 3 vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës, dhe kanosjes për të mos kallëzuar. Këto shkelje dënohen me 2 deri në 4 vite burg.

Rama tha në atë kohë: Se Nuhu e shfrytëzoi rastin me qëllim fitimin e azilit politik bile deklaroi: “Shpresoj që ju të zbardhni gjithçka lidhur me një horr të kthyer në hero. Në vend që të dënohej nga të gjithë si një person që ka braktisur detyrën ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil politik në një vend tjetër. Nuk do i ndahemi këmba këmbës atij horri”.

Lexoni sot deklarimet e Emiljano Nuhut që ka denoncuar Redian Rrahjen në ato kohë kur sulmohej nga Edi Rama”.

Flet polici që denoncoi fisin Rrahja: Një pyetje kam për Ramën, kush është horri tani?!

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.