Vasili nxjerr fotot: Rama vetë bënte grevë urie në çadër në mes të bulevardit, naftëtarëve u bën presion

0 299

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar në facebook, disa foto të vitit 2010, kur Edi Rama bënte grevë urie në mes të Bulevardit. ”Kur rrangalla bën vetë greve urie është çdo gjë legjitime, ndërsa naftëtarëve, që u është vjedhur djersa dhe gjykata u ka dhënë të drejtë ky u bën presion paturpësisht. Ja çfarë u shkruan Rrangalla naftëtarëve sot: “Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime”. Shihni fotot e vetë Rrangalles, kur bente greve urie me çadra ne mes te Bulevardit ne mes te Tiranes ne vitin 2010 dhe bente presion”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Çfarë i paturpi! KM Rrangalla, vetë bënte grevë urie në çadër në mes të bulevardit, ndërsa naftëtarëve sot u bën presion. Rrangalla ky sharlatan në vitin 2010 me çadra bënte grevë urie dhe presion mu në mes të bulevardit për ditë të tera dhe e quante të ligjshme të gjithën këtë.

Kur rrangalla bën vetë greve urie është çdo gjë legjitime, ndërsa naftëtarëve, që u është vjedhur djersa dhe gjykata u ka dhënë të drejtë ky u bën presion paturpësisht.

Ja çfarë u shkruan Rrangalla naftëtarëve sot: “Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime”.

Shihni fotot e vetë Rrangalles, kur bente greve urie me çadra ne mes te Bulevardit ne mes te Tiranes ne vitin 2010 dhe bente presion. Dy standarde Rrangalla, një për vete dhe një për njerëzit e thjeshtë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.