Vasili: PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit dhe 5 qershorit

0 55

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i LSI-së në këtë tryezë për Kodin Zgjedhor, Petrit Vasili thotë se Partia Socialiste po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit dhe 5 qershorit. ”Thelbi i gjithë problemit dhe besojmë që është moment i rëndësishëm për të reflektuar për partinë Socialiste, për të mos u zhytur edhe më thellë në logjikën e njëanshmërisë e cila e polarizon shoqërinë, nuk ndryshon fatet elektorale të Partisë Socialiste të cilat janë pa kthim dhe humbëse, por do ti ruante vendit gjithsesi një tensionim social dhe politik krejtësisht të panevojshëm për shkak të kësaj sjelljeje të Partisë Socialiste”,- tha Vasili për gazetarët.

Fjala e plotë e Petrit Vasilit

Doja që të iu shpjegoj që bëhet fjalë për bojkotimin nga ana e Partisë Socialiste të marrëveshjes së 14 janarit dhe të 5 qershorit. Kërkesa parimore e opozitës së bashkuar është një kërkesë që ndërton konsensus, ndërton dialog dhe ruan frymën e 14 janarit që prodhohej dhe dokumenti shumë të rëndësishëm dhe marrëveshja e 5 qershorit.

Sot jemi para faktit, ne shpresojmë shumë dhe jemi këtu me durim dhe do vazhdojmë të jemi me durim të presim që Partia Socialiste të mos bojkotojë në mënyrë përfundimtare, në mënyrë të njëanshme, të shkatërrojë konsensusin e 14 janarit dhe 5 qershorit dhe të shënojë së paku një rekord të ri pozitiv kundrejt ngjarjeve shumë të rënda, të miratimeve të njëanshme që ajo ndërmori në 30 korrik.

Ky është një shans besoj, i madh për Partinë Socialiste, jo për opozitën e bashkuar, të cilës nuk ia ndal dot njeri as mundësitë për t’u drejtuar, por opozita është si gjithmonë në këtë Këshill ashtu si ishte në marrëveshjen e 5 qershorit, të cilën e respektoi dhe e respekton pikë për pikë dhe sot sërish kërkon dhe po bën të pamundurën për të ruajtur Këshillin nga bojkotimi i njëanshëm i Partisë Socialiste nga një imponim i jashtëm i Partisë Socialiste dhe nga dëshira e shfrenuar e Partisë Socialiste për të kthyer Këshillin Politik si një organizëm konsensual në një instrument që thjesht dhe vetëm do të donte të imitonte Parlamentin e njëanshëm dhe një partiak që ekziston në Republikën e Shqipërisë.

Pra ky është thelbi i gjithë problemit dhe besojmë që është moment i rëndësishëm për të reflektuar për partinë Socialiste, për të mos u zhytur edhe më thellë në logjikën e njëanshmërisë e cila e polarizon shoqërinë, nuk ndryshon fatet elektorale të Partisë Socialiste të cilat janë pa kthim dhe humbëse, por do ti ruante vendit gjithsesi një tensionim social dhe politik krejtësisht të panevojshëm për shkak të kësaj sjelljeje të Partisë Socialiste.

Leave A Reply

Your email address will not be published.