Vasili: Rama dështoi me pandeminë, tani po shkatërron ekonominë

0 62

Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon kreun e qeverisë, Edi Rama se pas dështimit me situatën me pandeminë e Covid-19, për LSI-në Rama po shkatërron edhe ekonominë. Nga ana tjetër, Vasili i ka bërë thirrje qeverisë që të publikojë të vërtetat, për të justifikuar mbylljen e shqiptarëve për 8 javë.

”Nëse pranoni kurbën e sheshtë dhe vazhdoni t’i qëndroni kësaj, largoni kufizimet. Kurbë të sheshtë dhe kufizime nuk mund të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Në rast se keni të dhëna të tjera, në rast se keni fakte të reja, ekzaminime të tjera dhe nuk doni ti bëni publik dhe justifikoni edhe kufizimet që mbani shqiptarët prej 8 javësh. 8 javë të cilët nuk kanë shërbyer për asgjë, por kanë shërbyer vetëm për të thënë kryeministri “rrofsha unë”, “unë kam bërë shumë mirë”, “unë kam gjetur strategjinë e duhur”. Ndërkohë që u bindët të nderuar qytetarë që kjo ka qenë një zëro strategji, sepse edhe kurbë e sheshtë edhe kufizime, janë dy gjëra që përjashtojnë njëra-tjetrën. Përfundimisht o kurbë e sheshtë dhe masat duhet të hiqen ose të bëhen publike të vërtetat që të justifikohen 8 javët dramatike, që kanë krijuar premisat e dy pandemive, pandemisë ekonomikë dhe pandemisë mjekësore”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.