Vasili: Shqiptarët braktisin zemrën ekonomike, Fierin dhe Elbasanin. Rilindja asfikson dhe mbyt çdo mundësi biznesi

0 77

Sipas të dhënave të INSTAT, Fieri së bashku me Elbasanin, rezultojnë qarqet që kanë pasur reduktimet më të mëdha të popullsisë, që nga viti 2001, kur INSTAT raporton të dhënat. Të dy këto qarqe kanë humbur nga rreth 92 mijë banorë në dy dekadat e fundit.

Për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, i cili ka komentuar këtë raport, thotë se prej Rilindjes shqiptarët braktisin zemrën ekonomike, Fierin dhe Elbasanin. Nga ana tjetër, ai thotë se qeverisja e Rilindjes asfikson dhe mbyt çdo mundësi rritje, mundësi për të bërë biznes dhe për të zhvilluar qarqet sepse korrupsioni dhe kriminalizimi qeveritar bëjnë ligjin.

”Kjo braktisje e zemrës ekonomike dhe zhvillimore të Shqipërisë është prova e shkatërrimit Rilindas. Çdo fjalë e propagandë bëhet pluhur e hi përballë faktit tragjik të braktisjes së këtyre zonave kaq të begata. Lengata e Fierit dhe Elbasanit do të marrë fund vetëm me largimin e Rilindjes. Ateherë do të shihni një ripopullim që nuk është parë ndonjë herë sepse shqiptarët e duan zhvillimin dhe janë shumë të zotë ta realizojnë atë”.

Postimi i plotë

Drama. Prej rilindjes shqiptaret braktisin zemren e ekonomike te Shqiperise, Fierin dhe Elbasanin! Popullsia e Fierit qarkut te dyte te Shqiperise eshte pakesuar me 1.7% ose afersisht 50 mije banore. Fieri dhe Elbasani kane me pak mbi 92 mije banore.

Çfare paradoksi ne dukje, ne Qarqe me mundesi ekonomike te jashtezakonshme si keto, qytetaret largohen dhe i braktisin. Edhe ne vendet me te prapambetura te botes kurre nuk ndodh qe rajonet me mundesi ekonomike te medha te zvoglohen.

Kjo ndodh vetem ne Shqiperi sepse qeverisja e rilindjes asfikson dhe mbyt cdo mundesi rritje, mundesi per te bere bisnes dhe per te zhvilluar qarqet sepse korrupsioni dhe kriminalizimi qeveritar bejne ligjin. Fieri me mundesi bujqesore, industriale dhe turistike te jashtezakonshme ne vend qe te ishte nje model ekonomik per te gjithe Shqiperine braktiset ne mase nga qytetaret.

Po e njejta gje ndodh ne Elbasan ku ne vend te zhvillimit ekonomik flitet per krimin qe ka zaptuar dhe qe mbyt cdo perspektive ndonese Elbasani ka nje pozicion te lakmueshem ne zemer te Shqiperise.

Kjo braktisje e zemres ekonomike dhe zhvillimore te Shqiperise eshte prova e shkaterrimit rilindas cdo fjale e propagande behet pluhur e hi perballe faktit tragjik te braktisjes se ketyre zonave kaq te begata. Lengata e Fierit dhe Elbasanit do te marre fund vetem me largimin e rilindjes. Atehere do te shihni nje ripopullim qe nuk eshte pare ndonje here sepse shqiptaret e duan zhvillimin dhe jane shume te zote ta realizojne ate.

Leave A Reply

Your email address will not be published.