Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, edukatorja del sot para gjykatës

0 186

Edukatorja e kopshtit privat në Fier ku ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar, Redina Binjaku, do të dalë  para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores. Kësisoj Binjaku u arrestua nga policia.

Nga ana tjetër, familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi. Sipas tyre, kjo edukatore e kopshtit i mori në telefon për ngjarjen dhe i tha se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe daja i vogëlushit, i cili gjithashtu ka bërë apel për drejtësi.

“Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për të edukuar… më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq, aty takuam doktorin, që kishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë, për këtë duam drejtësi”, tha daja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.