Vdekja tragjike e 3 minatorëve/Fqinjët: Punonin në të zezë, galeria u mbyll nga shteti

0 41

Një ngjarje e rëndë ndodhi në galeritë e kromit në Selishtë të qarkut Dibër. Tre minatorë kanë humbur jetën në minierë. Ata humbën kontaktet me familjen dhe pas disa orësh trupat e tyre gjetën të pajetë në thellësi të minierës në Selishtë nga ana e grupit avari-shpëtimit. Viktimat janë një inxhinier dhe pronari Ismail Hoxha nga Peshkopia dhe dy minatorët nga Bulqiza.

Dyshohet se shkak i humbjes së jetës u në gazrat e minierës. Një prej viktimave 55-vjeçari Fatos Çesku 55-vjeç kishte vetëm një muaj që punonte ne Selishte. Viktima tjetër Rexhep Rushiti 33-vjeç kishte humbur më herët edhe të ëmën në një incident të ngjashëm por në pirgjet e kromit në Bulqizë.

Fqinjët bëjnë me dije se kishin tre ditë që ishin zhdukur dhe se kjo galeri ka qenë e mbyllur nga shtëpi, por ato vijonin të punonin në të zezë. “E kemi komshi, sipas të afërmve të tij që janë nga Peshkopia, kanë qenë rreth 3 ditë të bllokuar, kur kanë shkuar dje të afërmit që i kanë nxjerrë nga masivi i dheut, punonin në të zezë dhe kjo galeri ka qenë e mbyllur. Ka qenë galeri e mbyllur nga shteti”, tha një nga fqinjët. “Ne jemi komshi, në një pallat, viktimat ka tre ditë që ne nuk dinim asgjë, mbrëmë nga orën 11 të natës kemi marrë vesh lajmin e fundit nga TV kur ka shkuar baxhanaku i vetë se i ka zënë shkëmbi”, tha një tjetër.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka shprehur nguëshëllimet familjarëve të minatorëve dhe premton se pavarësisht sfidave do bëhët çdo gjë për të ndihmuar familjet e tyre. ”Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha. Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer të dashurit e tyre. Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë. Megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre”, shkruan Xhaçka në Twitter.

Leave A Reply

Your email address will not be published.