Vdekjet në aksidente të transportit publik/ Projektligji: Pasagjerët të siguruar me tre fasha

0 30

Aksidentet që mund t’ju ndodhin për faj të transportit publik nuk do të kalojnë më me një kërkesë ndjese. Në projektligjin e hedhur për konsultim publik për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike, thuhet se pronarët e mjeteve të transportit publik janë të detyruar të lidhin kontratë për sigurimin e aksidenteve të pasagjerëve gjatë transportit. Vlera financiare që përfitojnë qytetarët nëse dëmtohen nga një aksident në një mjet të transportit publik është e ndarë në 3 shkallë.

Minimumi i shumës së siguruar për çdo pasagjer të mbuluar nga kontrata e sigurimit, është 2 milionë lekë në rast vdekjeje, merr 4 milionë lekë në rast paaftësie të përhershme për punë dhe përfiton 1 milion lekë në rast paaftësie të përkohshme për punë dhe trajtimet mjekësore. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur autobusët, taksitë apo çdo lloj transporti tjetër publik kanë pësuar aksidente duke qenë të mbushur pasagjer.

Ky sigurim mbulon dëmtimet trupore të shkaktuara pasagjerit, si pasojë e defekteve teknike, dëmtime aksidentale të shkaktuar nga grumbullime masive, akte të dhunshme që mund të kenë motiv politik ose social, si atentate, akte terroriste, zjarrvënie të qëllimshme. Po ashtu dëmshpërblim do të ketë edhe për frenim të papritur, plasje e gomës, devijimet e lëvizjes si rezultat i një shpërthimi apo shmangie e menjëhershme e detyruar që çon deri në përmbysjen e mjetit të transportit publik.

Në nenin 20 të draft-ligjit thuhet se “Pasagjeri ose përfituesi, ka të drejtë sipas kushteve të kësaj kontrate të kërkojë tek shoqëria e sigurimit me të cilën është lidhur kontrata e sigurimit të paguajë dëmshpërblimin”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.