Vdiq rrugës për në spital, e moshuara në Dibër nëna e ish-deputetit

0 391

E moshuara e cila humbi jetën rrugës për në spital është nëna e ish-deputetit të Partisë Demokratike, njëkohësisht një prej drejtuesve të FRD, Sali Shehu. Gruaja ndoshta mund të ishte ende gjallë nëse rruga e fshatit që ndodhet vetëm 11 km nga qyteti do të e kalueshme. Ngjarja ndodhi në fshatin Limjan të Dibrës.

Në kushtet e bllokimit ishin vetë banorët ata që u angazhuan për të shpëtuar jetën e moshuarës. Një pjesë hapnin rrugën mes akullit me lopata e të tjerë shtynin makinën që ishte nisur për ta dërguar në spital. Beteja për jetën u humb. E moshuara ndërroi jetë rrugës për në Spitalin rajonal të Peshkopisë.

Banorët thonë se janë braktisur nga institicionet ndaj edhe publikuan videot rrënqethëse për të denoncuar skandalin e neglizhencës së jetës. Autoritetet në Dibër nuk kanë asnjë reagim për ngjarjen dhe apo përgjegjësitë për dështimin për tu siguruar jetën banorëve të zonave të izoluara.

Lajmi tragjik tregon edhe një herë reagimin e dobët të shtetit. Edhe pse Dionis Ymeraj u shfaq mbi borëpastruese, apo edhe pse ministrja Balluku foli për një reagim të shpejtë, humbja e një jetë tregon qartë për alarmin ku ndodhen zonat e izoluara nga bora.

Leave A Reply

Your email address will not be published.