Veliaj për zgjedhjet në FSHF: Nesër do bëjmë dy kallëzime penale. Janë të shpartalluar, kanë bërë shumë mëkate

0 160

Pas zgjedhjes së kryetarit të Shoqatës së Futbollit në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një mbledhje urgjente me Presidente të Shoqatave Sportive të Tiranës, ku ka lëshuar lumë me akuza në drejtim të FSHF-së.

Ai tha se nesër do të depozitohen dy kallëzime, një për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së dhe një për sekretarin e shoqatës. Ai tha se kjo çështje nuk mund të lihet me kaq, pasi sipas tij do të shkojë në burg të gjithë ata që kanë bërë falsifikime.

“Meqë kishte shumë nga ata që u skandalizuan me atë që u thanë një grup çunash duket qarte që ai nuk loz futboll, dhe kërkoj ndjesë për këdo që është ofenduar, por nuk i heq asnjë presje çfarë do gjëje që kam thënë. Unë flas më rëndë ndaj padrejtësive në TV sesa në një muhabet shokësh. Ku isha unë? Ku erdhën këta alinë. Nesër do bëjmë dy kallëzime, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës. Do i bashkohet vandakut të madh që ka kapur prokuroria. Sot të gjithë zgjedhin zgjedhësit, ndërsa këta zgjedhin zgjedhësit dhe i vënë si vezët te bikerina. Ky është falsifikim. Do të shkojnë në burg! Është e pafalshme! do shkojnë në burg. Kjo është kriminale. Disa njerëz do bëjnë burg për këtë çështje. Kjo është arsyeja që jemi mbledhur sot. Shoh që kemi më shumë se 20 shoqata prezente.”, tha Veliaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.