Vëllezërit u vranë me 55 plumba, detaji që zbuloi autorët

0 79

Vrasja e dy vëllezërve Haxhia më datë 27 prill në Durrës, ka ende detaje të pazbuluara. Dy autorët e akuzuar të kësaj ngjarje janë Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 55 gëzhoja, 38 prej të cilëve në trupat e dy vëllezërve. Në dosje thuhet se ka qenë një pjesë e xhamit të makinës së autorëve që më pas ka zbuluar edhe krimin e bërë. ”Në vendin e ngjarjes ka rezultuar se disa metra para mjetit të viktimave mbi asfalt janë gjetur xhama me ngjyrë të errët të thyera dhe nga këqyrja e njërës pjesë të xhamit janë shkronjat ‘TOYO…”. Pra që ngrenë dyshimin se këto pjesë xhami me ngjyrë janë lënë nga mjeti i autorëve që mund të jetë i mjetit “Toyota”. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se rreth orës 16:35 në kamerat filmike në rrugë largohen në drejtim të mbikalimit te Nishtulla në Shkozet një automjet me ngjyrë të zezë që dyshohet në përdorim nga autorët”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.