Vendet europiane do e trajtojnë virusin si grip në të ardhmen

0 153

Disa shtete evropiane po konsiderojnë mundësinë e pranimit të koronavirusit dhe trajtimin e virusit jo më si emergjencë shëndetësore, por si sëmundje që do të qëndrojë gjatë. Fillimisht kjo ide u hodh në Spanjë, por hapa të ngjashëm po ndiqen nga Portugalia dhe Britania e Madhe.

Kryeministri Pedro Sánchez, dëshiron që BE të konsiderojë ndryshime të tilla tani që varianti Omicron po shkakton më pak humbje jete. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është ende shumë herët për të kaluar në këtë fazë. Kjo Organizatë nuk e ka sqaruar kriterin për të shpallur sëmundjen COVID-19, si endemike, por ekspertët kanë thënë më parë se një gjë e tillë ndodh kur virusi bëhet më i parashikueshëm dhe nuk ka shpërthime të vazhdueshme.

Ende nuk është e qartë si do të aplikohej kjo strategji bashkë me qasjen “zero raste me COVID” të Kinës dhe disa vendeve tjera aziatike. Por edhe vetë Evropa ka hezitim pasi ideja e normalizimit të COVID-19, është në kundërshtim me përpjekjet për rritje të shkallës së vaksinimit te grupet që refuzojnë të imunizohen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.