Vendi që, në vend të lekëve, iu jep pensionistëve lopë

0 26

Gjetja duket interesante! Vendi afrikan u jep lopë në vend të pensionit pensionistëve. Nëna e Kelvin Chamunorwa ka punuar si menaxhere në një bankë në Zimbabve për 25 vite. Por inflacioni i tmerrshëm, i cili arriti një normë vjetore prej 231,000,000% në mesin e vitit 2008 “zhduku” të gjitha kursimet e saj, shkruan The Economist. Kur doli në pension, vlera e pensionit të saj ishte shumë e vogël.

Kështu Chamunorwa, një agjent sigurimesh i trajnuar në Britani, hapi një kompani, Nhaka Life Assurance. Pensionet nuk janë të konvertuar në dollarë të Zimbabves, pasi ato harxhohen shumë shpejt, as në dollarë amerikanë, në vend të kësaj, ato janë të konvertuara në lopë. Disa banorë, zakonisht rrogëtarët si mësuesit, marrin para në dorë, të cilat Nhaka i investon menjëherë në bagëti. Kështu klientët mund të kërkojnë të kryejnë pagesën me lopë ose ekuivalentin e parave të gatshme.

Banorët në Zimbabve e kanë cilësuar prej kohësh bagëtinë si një depo pasurie. Chamunorwa madje ka rinovuar një ide të vjetër duke i shtuar edhe sigurimine kafshëve. Skema e tij është veçanërisht e përshtatshme për një vend ku banorët kanë humbur besimin në financat konvencionale. Mënyra e vetme për të rindërtuar besimin është t’u ofrohen njerëzve “gjëra që mund t’i prekin dhe shohin”, tha ai. Madje ka edhe ditë kur 70,000 klientët e kompanisë mund të vizitojnë lopët. Chamunorwa gjithashtu i pëlqen që për një moment të largohet nga zyra e tij në Harare, kryeqyteti, dhe t’i vizitojë ata.

Ferma e tij ndodhet në Selous. Ai gjithashtu shpreson të investojë edhe më shumë duke shumuar viçat e porsalindur pas 12 muajsh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.