Vendimi pro Metës nga Kushtetuesja, reagon ambasada e SHBA

0 207

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada shprehet se gjykata po tregon aftësinë për të përmbushur funksionet e saj.

Reagimi i plotë i Ambasadës së SHBA:

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet.

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.