“Vendosni orën në zile”/ Deklarata e Rusisë që futi në panik ukrainasit

0 204

Në një intervistë mbrëmjen e djeshme, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, bëri një deklaratë, që në fakt u mor si ironi. Ai i ka quajtur qesharake deklaratat perëndimore se Rusia do të sulmojë Ukrainën mëngjesin e datës 16 shkurt.

Peskov i sugjeron ukrainasve që të vendosin alarmin e të ngrohen të shohin se çfarë do të ndodhë.Mëngjesin e së martës, Rusia nisi tërheqjen e një pjesë të trupave ushtarake pranë kufirit me Rusinë, pasi kishin deklaruar se mbyllën një stërvitje ushtarake.

Por pavarësisht këtij veprimi, presidenti Amerikan, Jo Biden, në një deklaratë të fundit, u shpreh se sulmi ndaj Ukrainës nga ana e Rusisë është ende një mundësi. Kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se humbjet njerëzore do të ishin shumë të mëdha në rast se Rusia do të ndërmerrte këtë akt agresioni.

Leave A Reply

Your email address will not be published.