Venecia përballë qyfyreve të Rilindjes

0 309

Nga: Elmaz Sherifi

“Foli Venecia, por nuk dëgjon Manja”. E pësuan si “Breshka te Nallbani”. Kryetari i Komisionit të Ligjeve ligjëronte e protestonte dikur, përse kryetari i shtetit, nuk pranoi emërimin e anëtares së Gjykatës Kushtetutese nga Kuvendi dhe betimin e saj para tij, ashtu si e vlerësoi dekretimin e një anëtarje të Gjykatës Kushtetutese nga kryetari i shtetit antikushtetuese, e për ato shkaqe Manja, bëri ligj dhe i’a hoqi kompetecën kushtetuese kryetarit të shtetit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese para tij.

Me seriozitetin dhe “kompetencën” profesionale, që e shfaqte çdo ditë i premtoi opinionit se konfliktin do e zgjidhte Komisioni i Venecias. Prandaj, me shumë bujë mediatike “atë mot”, para Corona Virusit, u binte tam tameve e paralajmëroi se edhe kryetari i shtetit do të shkarkohej si shkelës i kushtetutës. Komisioni i Venecias ua dha “goditjen në tru”. Veprimet e kryetarit të shtetit u vlerësuan kushtetuese me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, madje ai e ka mbrojtur kushtetutën nga sjellja antikushtetuese e Manjës dhe Kuvendit të Sajuar. Venecia foli, por nuk deëjon Manja.

Me kompetencen profesionale që e shfaq në raste nevoje, paralajmëroi se do e analizojnë raportin, por s’do ”kthehen prapa”, përkundrazi do “ecin para”, dhe Kuvendi i sajuar mund të ndryshojë edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila është miratuar me Referendum.

Rasti për ta ndryshuar kushtetuten sipas të “pa pareve” ka mbërritur. Me hallin që i ka zënë nga marrëveshja e Këshillit Politik, duhet ndryshuar kushtetuta për të hequr koalicionet parazgjedhore dhe kompetencat e kryetarit kryetarit të shtetit për ermërimet dhe betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese para tij.

Janë marrosur e nuk dinë se çfarë të bëjnë. Goditja që morën nga Amendamenti i Parlamentit Europian me 532 vota, nga 688 anëtarë, për plotësimin e 15 kushteve para Konferencës Ndërqeveritare, me sa shihet, do i çojë në çmenduri të tjera. Militantët partiakë kanë rastin të shohin komeditë politike absurde. Kohë qyfyresh!

Leave A Reply

Your email address will not be published.