Vera Ora në mbështetje të Beatrix Ramosaj: Stop bullizimit

0 47

Beatrix Ramosaj realizoi një video ndaj bullizimit online, duke u shprehur se është ndjerë për shumë kohë keq nga komentet në rrjet.

Pas publikimit në fjalë pati shumë reagime, ndër to, edhe një status nga Vera Ora, e cila i doli në krah këngëtares me hashtags kundër bullizimit.

Vetë Trixa bëri një reagim për postimin e nënës së Rita Orës, duke u shprehur:

“U zgjova këtë mëngjes me këtë postim kaq të rëndësishëm për të gjithë ne. E dimë që bullizmi i ka rrënjët e thella. Sidomos në një komb të vogël si i yni, siç edhe e dimë që ditë pas dite mund të bëjmë një hap përpara për ta tejkaluar atë. Të njohur dhe të panjohur, publik, jopublik, më besoni një koment dashakeq dhemb njësoj. Faleminderit Vera Ora, përulem para punës suaj për shëndetin mendor dhe të drejtat e njeriut. Inspirim”, ka shkruar Beatrix.

 

Ky reagim vjen pas javësh e muajsh të tërë diskutime pas daljes së Beatrix nga BBV dhe një numri të madh komentesh ndaj saj, shpesh herë fyese.

Leave A Reply

Your email address will not be published.