Veshja kombëtare e Rita Orës në syrin e mediave botërore (FOTO)

0 425

”Rita Ora festoi ditën e Pavarësisë së Kosovës të mërkurën, ndërsa pozoi me veshje tradicionale për të shënuar rastin vjetor”, kështu e nis shkrimin e përditshmja britanike ”DailyMail”, referuar artistes shqiptare me famë botërore. Këngëtarja ndau me fansat një seri fotografish në veshje kombëtare, të cilat ajo i veshi për klipin e saj të fundit “Big”.

Veshja mbresëlënëse e Ritës përbëhej nga një fustan i zi me mëngë të gjata me qëndisje prej ari dhe një pëlhurë me rripa të palosur. Interpretuesja e shumë hiteve kishte veshur një këmishë të bardhë me geta të përshtatshme së bashku me shall të kuq përmbi kokë.

Rita gjithashtu kishte veshur çizme ngjyrë blu të errëta me detaje nga leshi artificial dhe doreza të kuqe të ndezura ndërsa pozonte së bashku me disa gra të tjera me veshje tradicionale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.