VIDEOT që zbuluan vrasësit e Hekuran Billës

0 58

Policia e Tiranës vuri në pranga një nga bashkëautorët e vrasjes së Hekuran Billës. I arrestuari është, Sebastian Mali, i cili rezulton të jetë nipi i Prel Marku. Ky i fundi u vra nga Billa në vitin 2006 në një lokal në Angli. Në kërkim është shpallur Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, të cilin policia ka dyshime se mund të jetë edhe ai i përfshirë në vrasje.

22-vjeçarin policia e ka gjurmuar dhe ndjekur atë për ditë me radhë, derisa arriti të grumbullonte faktet dhe provat shkencore që ai është një nga bashkëautorët për ekzekutimin e Billës përpara një qendre tregtare në datë 11 qershor.

Policia zyrtarisht thotë se po punon për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje. Mbi të arrestuarin Sebastian Mali, do të rëndojë akuza e ”vrasjes për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”armëmbajtja pa leje”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.