Vihen në pranga 13 persona, çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit në Tiranë

0 155

13 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Një 34-vjeçar i identifikuar si S. (A). K. (A)., ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e kryer në bashkëpunim. 34-vjeçari iu dorëzua DVP Sarandë për veprime të mëtejshme.

Ndërsa A. I., 46 vjeç, u vu në pranga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kanosja”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. Gj., 35 vjeç, dhe E. P., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa;

– E. H., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Z., 52 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. A., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. N., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;

– V. G., 42 vjeç, A. R., 43 vjeç, B. M., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– M. B., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.