Virusi ”mbyll” metron e Nju Jorkut pas 115 vitesh

0 65

Covid-19 shënoi një tjetër rekord negativ në Nju Jork. Me 177 mijë të infektuar dhe afro 18 mijë të vdekur por tani ka ndalur, pas 115 viteve një nga simbolet e qytetit. Bëhet fjalë për metropolitanën e qytetit, që për më shumë se një shekull ka vazhduar aktivitetin në 427 stacione te saj.

Shkaku është i qartë dhe ka të bëj me masat e sterilizimit që duhen bërë në thellësi, procedurë që zgjat disa orë edhe pse janë më shumëse 500 personat e përfshira në pastrim dhe dezinfektim. Metro i Nju Jorkut ka rezultuar një nga burimet e shpërndarjes së infeksionit, nëse merret parasysh se rreth 6 mijë punonjës të transportit urban në atë qytet janë infektuar me Covid-19, dhe 41 kanë ndërruar jetë.

Që sot deri në të paktën për 6 muaj, metro ikonike do të mbyllet nga ora 1 deri në 5 të mëngjesit dhe pastruesit do të mbështeten nga 1700 policë që do t’i mbrojnë nga reagimi i mijëra të pastrehëve që sot më shumë se kurrë mbijetojnë në vagonët e trenave ose në stacionet e ndryshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.