Viti i ri shkollor, ministrja e Arsimit tregon skenarët: Qëllimi ynë të nisë mësimi

0 366

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, përmes një video-mesazhi është shprehur mbi çështjen e fillimit të ri shkollor, duke nënvizuar se vendimi mbi skenarin e tij do të merret nga Task-Forca për Covid-19 në varësi të ecurisë së pandemisë.

”Ne, stafi i MASR, agjencitë tona vartëse, disa nga drejtorët e shkollave, disa nga mësuesit, jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Në korrik, kemi ndërtuar edhe një draft-udhëzues me skenarë të mundshëm për fillimin e vitit të ri shkollor duke synuar gjithmonë që të kthehemi në bankat shkollore. Por, nëse këtë, do ta bëjmë me orar të plotë, me orar të pjesshëm apo duke e kombinuar edhe me mësim në kushte shtëpie, këtë vendim e merr Task-Forca për Covid-19 kur të jemi më afër datës së fillimit të vitit të ri shkollor në varësi të situatës me përhapjen e koronavirusit”.

Nga ana tjetër, ajo bën thirrje që secili prej nesh të shtojë kujdesin në këtë situatë të pazakontë pandemie, duke mbajtur maskat, shtuar higjienën personale dhe ruajtur distancën sociale. Sipas Shahinit, do të rriten edhe shanset për t’u rikthyer në bankat shkollore.

Teksa përmend se janë duke u parë edhe vende të ndryshme, Shahini nënvizon faktin se MASR është duke punuar fort për të qenë të përgatitur për çfarëdo lloj skenari. ”Gjermania, tashmë i ka hapur shkollat, por ka qenë e detyruar t’i mbyllë disa për shkak të shpërndarjes së virusit. Turqia ka vendosur të mos i hapë shkollat, por të punojë vetëm në kushte shtëpie fillimisht. Shqipëria do ta marrë këtë vendim kur të jemi më afër datës së fillimit të vitit të ri shkollor”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.