Vizita e zyrtares së lartë të DASH në Tiranë, Kim: Shumë punë mbetet për të bërë

0 40

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar për vizitën e zyrtares së lartë të DASH, Karen Donfried në vendin tonë.

Në një status në Twitter ajo thotë se zyrtarja e lartë e DASH ka takuar liderët shqiptarë dhe ka diskutuar me ta për forcimin e demokracisë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit, integrimin evropian, sigurinë energjetike, bashkëpunim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër pushtimit rus të Ukrainës. Më tej Kim thekson se shumë punë mbetet për të bërë por do të kemi sukses nëse e bëjmë së bashku.

“E mrekullueshme vizita e zyrtares së lartë të DASH, Karen Donfried në Shqipëri për të takuar liderët shqiptarë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit; integrimin evropian; sigurinë energjetike; bashkëpunim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër pushtimit rus të Ukrainës. Shumë punë për të bërë, por do të kemi sukses nëse e bëjmë së bashku!”, shkruan Kim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.