Vizitoi dje vendin tonë, reagon presidenti Erdogan dhe flet shqip

0 194

Ditën e djeshme presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi Shqipërinë dhe së fundmi ai ka publikuar disa foto teksa pritej nga banorët e qytetit të Laçit dhe Tiranës. Imazhet janë një përmbledhje e të gjitha momenteve që lideri turk kaloi në vendin tonë.

“Faleminderit Shqipëri, ju duam juve!-shkruan ai krahas fotove.

Gjatë vizitës së tij presidenti turk inaguroi 522 banesat e ndërtuara në Laç. Më pas Erdogan u prit në Tiranë në sheshin “Skënderbej” nga qindra simpantizantë, të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku përmbylli vizitën e tij me përurimin e Xhamisë së Et’hem Beut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.