Vlora “derdhet” në rrugë

0 82

Lajmi se Vlora iu bashkua zonave të gjelbra nga COVID-19, nxori në rrugë dhjetëra qytetarë, fëmijë, të moshuar si dhe riktheu trafikun e automjeteve në qytet. Edhe zgjerimi i llojeve subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, ka shtuar gjallërinë në qytetin jugor. Privimi i gjatë i lëvizjes ka sjellë ringjalljen e pasioneve dhe dëshirave për not, zhytje dhe aromë deti. Ndërkohë edhe bizneset turistike kanë nisur përgatitjet pasi deri në fund të muajit maj duhet të jetë përmbyllur përcaktimi i hapësirave te plazhit dhe lejeve të shfrytëzimit të tyre për të mirëpritur turistët e këtij viti “të brishtë” turistik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.