Vorë/Biznesi në protestë, kundërshton planin e rindërtimit

0 389

Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, 60 biznese në Vorë kërkojnë rishikim të planit të rindërtimit të zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata dolën në protestë këtë të enjte para Bashkisë, ku u shprehen se plani parashikon të prish edhe objektet e bizneseve që nuk kanë pësuar dëmtime nga tërmeti. “Të rishikohet plani dhe të përshtatet në mënyrë që mos preken objektet e padëmtuara nga tërmeti. Ne duam të dëgjohemi”.

Ata kërkojnë që krahas godinave të bizneseve të hiqen nga lista e objekteve që do të prishen edhe banesat të cilat nuk janë dëmtuar nga tërmeti. “Ne si pronarë nuk do lëshojmë pe te ajo pronë”. Një tjetër kërkesë është kompensimi i bizneseve në objektet ku do ndërtohen dhe jo në zona periferike siç ka parashikuar qeveria.

“Të kompensohen bizneset dhe të ndërtohet në vendet ku janë”. Zona e Vorës është një ndër më të prekurat jo vetëm nga tërmeti i 26 nëntorit por edhe ai i 21 shtatorit. Plani i rindërtimit për Vorën parashikon një rikonceptim të zhvillimit urban për të gjithë zonën në të cilën pritet të shemben edhe 19 pallate.

Leave A Reply

Your email address will not be published.