Vrasin në Shkodër Prek Tonaj. Para disa viteve i kanë vrarë edhe dy vellëzër, të vrarit të sotëm

0 152

Policia e Shkodrës njofton se më datë 13.02.2022, rreth orës  19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Para disa viteve të vrarit të sotëm i janë edhe dy vellëzërit. Pra shkon në tre të vrarë nga një familje.

Rrënjët e hakmarrjeve mbeten ende të gjalla në vendin tonë. Mediat kanë zbuluar detaje të reja nga e shkuara e 47-vjeçarit Prekë Tonaj që u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në gshatin Grudë e Re në Shkodër.

Të njëjtat burime thonë se ai po qëndronte në një nga lokalet e zonës rreth orës 19.15 kur i janë afruar 2 persona të maskuar të cilët fillimisht kanë përmendur një emër dhe pas kanë hapur zjarr me breshëri duke e lënë të vdekur në vend babain e 4 fëmijëve.

Autorët nuk janë identifikuar ende. Policia ka ngritur postblloqe në zonë ndërsa ka nisur edhe marrjen në pyetje e personave që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes. Tonaj ishte punonjësi i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime të Shkodrës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.