Vrasja dhe groposja e Eglantina Bucit, gjykata jep dënimin për babë e bir

0 150

Gjykata ka dënuar me nga 25 vite burg secili babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Bucin të akuzuarit për vrasjen dhe groposjen e Eglantina Bucit, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2012.

Pretenca e Prokurorisë

Në pretencën e Prokurorisë, thuhet se babë e bir akuzohen për veprën penale vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Buçi për kryerjen e veprës penale vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Faik Buçi për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burg. Deklarimin fajtor të Faik Buçit për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe dënimin me 1 vit burgim, në total me një dënim të vetëm prej 25 vitesh burg”.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2012, por është zbardhur vetëm në 2020. Kjo pasi në Malin me Gropa u gjet një skelet i groposur, ku pas analizave, rezultonte të jetë i Eglantina Bucit.

Për këtë ngjarje të rëndë, u akuzuan babai dhe vëllai i të ndjerës.

Shkëlzen Buci, vëllai i Eglantinës ka thirrur motrën e tij për kafe, teksa i shoqëronte dhe shoku i tij. Gjatë rrugës për tek Mali me Gropa, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte.

Aty Shkëlzeni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb. E gjithë skena është parë nga shoku, i cili ka ndërhyrë duke i thënë “më vrit dhe mua”, por që Shkëlzeni nuk e ka bërë.

Ka qenë dëshmia e këtij, që ka shërbyer si spunto më pas për zbardhjen e këtij krimi, edhe pse 8 vite më pas. Nisur nga kjo, shoku ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.