Vrasja e 25-vjeçarit dhe protesta e të rinjëve, Braçe ”sulmon” Albin Kurtin: Nuk jemi njësoj

0 378

Kryetari i Lëvzjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, teksa i shprehu ngushëllime familjes së Klodian Rashës, tha se thirrja drejtësi ka bërë jehonë kudo mes shqiptarëve. Ai ndër të tjera, ai nënvizoi se me veprimin e policisë janë zhgënjyer, qytetarët, rinia por edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë interes në forcimin e shqiptarëve. Mesa duket ky mesazh i Kurtit, nuk i ka pëlqyer zv/kryeministrit, Erion Braçe, i cili ka shkruar gjërë e gjatë kundër këtij të fundi. ”Nuk jemi njësoj Albin, nuk jemi njësoj! Fyen kur tenton të na demonizosh, përpiqesh të na poshtërosh duke na njësuar me sjelljen, veprimin e mosveprimin ndaj një krimi, vetë krimin, krimet e rregjimit të Sali Berishës”,-shkruan ndër të tjera Braçe.

Shkrimi i plotë

PSE KAQ STRESI ALBIN?!

Heren e fundit qe kam folur per zhvillimet e brendshme, te lirise e demokracise, politikes ne Kosove, ka qene kur nje njesi speciale hyri ne zyrat e VETEVENDOSJES e armatosur rende dhe, u perfshi ne veprime te dhunshme ndaj kujtdo aty, perfshi grate e vajzat. Legjitime per nje shumice njerezish pas sulmeve e shkaterrimeve mbi institucionet e infrastrukturat publike ne Prishtine, te papranueshme te dyja-shkaterrimet dhe hyrja e armatosur ne nje seli partie, per mua ne Tirane. Pa meri se ti, ne nje rast ku e ku me kriminal-nga egzekutimi deri tek lufta ndaj prokurorise per te prishur hetimin, gjykimin, 21 JANARI, na bere pergjegjes ne, mua dhe shoket e mi me te paverteten banale se “nuk i dolem per zot njerezve”.

Parimet vlejne ne cdo kohe e ne cdo rast! Te parit e ngjarjeve, fenomeneve, nga kendi i parimeve, te ben konseguent ne qendrime; pragmatist kur ndjek i STRESUAR eren e pushtetit me mendjen se koha iken, nuk pret! Nuk di kush ta ka mbushur mendjen se, ndryshimi i qeverijes ketu, me nje kthim te forte pas e te pangopshem perseri e perseri, tek Sali Berisha e Ilir Meta-kanakaret e tyre familjare, biznesore e mediatik, pra tek nje pushtet familjar, te hap ty rrugen per pushtet ne Prishtine apo anasjelltas, nje fitore e jotja dhe 200 spartaneve ne Prishtine, rrezon Partine Socialiste ne Tirane; Por e ke shume gabim! Vecanerisht kur legjitimon dhunen-revolte e quan ti, si instrument per te ardhur ne pushtet. E njoh rolin tend vendimtar, permes metodave te njejta qe kurre revolten se ben vote popullore e voten shumice legjitime ne institucione; Madje dhe eksportin e ketij roli, natyrisht nje imitim banal prej kanakareve familjare te Sali Berishes dhe Ilir Metes, nderkohe qe keta te dy jane binjaket origjinale ne dhunen e tyre.

Por nje gje nuk arrij ta kuptoj. Perse ju, ti Albin, Sali Berisha, Ilir Meta, kanakaret e tyre familjare, jua mohoni shqiptareve te qenit normale?; Te ulerijne, te shfryjne, te revoltohen me voooooteeeeee! Si ka mundesi qe ti revolten e sheh tek femije 10-13 vjec qe sulmojne e shkaterrojne infrastruktura publike, bashkejetese, rregulli, sherbimi, kulture e historie, te perdorur, komanduar kriminalisht nga nje telekomande e portofol politik? Si ka mundesi qe ti pranon qe biznesi i ndryshimit, te ngrihet mbi nje krim me femijet mu sic Camorra ne Itali e ben, shtrin pushtetin e pasurohet, kurre per ta, por per vete? Si ka mundesi qe ti nga TV-sic thua, rrit moshen e revoltes dhe e zmadhon deri sa e ben popullore kur, ketyre diteve, dhunes ne to e ne nje perimeter 2-3 kilometer, po tu hiqje femijet 10-13 vjec e dhunen mbi cdo gje publike, revoltes popullore i mbeteshin vec dy parti, ajo e Sali Berishes dhe ajo e Ilir Metes, kanakareve te tyre familjare?

E di perse? Sepse ngjarja e rende, kriminale, vrasja e Klodian Rashes nga nje polic ne detyre, e vetmja ne 7 vite e 2 muaj, u trajtua ligjerisht qe ne minutin 1-polici u ndalua, policia dorezoi te paprekur vendngjarjen, prokuroria mori ne dorezim vendngjarjen, prokuroria udhehoqi hetimet, prokuroria mori vendimet, prokuroria kerkoi arrestin e policit, gjykata e vendosi, ministri i Brendshem mori pergjegjesi politike dhe u dorehoq, hetimet vijojne shpejt dhe te papenguara politikisht ne asnje hap drejt drejtesise se plote per ate krim!

E mban mend Albin se ata qe vrane Arbenin dhe Monin, Astritin ne biruce me pas, as u hetuan, as u gjykuan e as u ndeshkuan, as atehere e as sot? A e mban mend Albin se ata qe egzekutuan-keshtu thote miku yt i ri Sali Berisha, Ziverin, Hekuranin, Aleksin, Faikun as u hetuan, as u gjykuan, as u ndeshkuan drejtesisht, as atehere e as sot? U shperblyen me para madje, mu sic Mafia shperblen vrasesit! A e di Albin se mbi nje dyzine te rinjsh, burra, ka edhe shqiptare te Kosoves mes tyre, ne kohe te ndryshme por ne rregjimin e Sali Berishes gjithnje, jane vrare nga policia e SHIK ne rruge apo biruca dhe, per ta nuk ka asnje gjurme ne rregjistrat e shtetit?; I gjen ne raporte nderkombetare por ne asnje rregjister shteti sepse per ta, qeveria e kohes nuk beri kurre ate qe beme ne ne rastin e Klodjan Rashes per te hetuar, gjykuar e ndeshkuar krimin me armen e uniformen e shtetit!

NUK JEMI NJESOJ ALBIN, NUK JEMI NJESOJ! Fyen kur tenton te na demonizosh, perpiqesh te na poshterrosh duke na njesuar me sjelljen, veprimin e mosveprimin ndaj nje krimi, vete krimin, krimet e rregjimit te Sali Berishës.

Sali Berishes e Ilir Metes bashke, shtuar me kanakaret e tyre familjare! Nuk eshte krahasim ky, as gare me numra viktimash prej pushtetit! ESHTE CESHTJE DREJTESIE DHE SJELLJEJE PERKUNDER NJE PROCESI TE DREJTE, TRANSPARENT, LIGJOR E TE BARABARTE! Ne 7 vite e pak, kurre nuk kemi mesyre drejtesine per te mbrojtur nje krim; Perkundrazi, i kemi dhene kujtdo standardin qe ne kete vend nuk egzistoi kurre para nesh, ate te zero imunitetit politik per cilindo mbi te cilin nder ne, politikane, deputete, ministra me pas, funksionare shteterore te cdo niveli, ngrihet nje akuze penale. E dinim qe kishte nje sistem drejtesie te kapur politikisht e nga krimi, por perseri standardi i zero imunitetit, nuk u cenua kurre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Leave A Reply

Your email address will not be published.