Vrasja e 34-vjeçares, flet kunata: Ish-vjehrra e Jetmirës përgëzoi të birin pas krimit

0 310

Vrasja e 34-vjeçares Jetmira Hasanit nga ish-kunati i saj, ka tronditur mbarë opinionin publik. Jetmira u qëllua për vdekje me breshëri plumbash. Familjarët e së ndjerës, tregojnë me dhimbje të madhe se konfliktet kanë qenë të vazhdueshme, madje e ndjera ishte e divorcuar prej 5-vitesh. Në emisionin ”Me Zemër të Hapur”, kunata e Jetmirës, nusja e vëllait të së ndjerës, ka dhënë detaje rrëqethëse dhe thotë se ishte vjehrra ajo që e shtyu të birin të vriste Jetmirën.

”Unë kam qenë te kunata atë ditë se po paketonte plaçkat. Nuk na lanë neve që të hynim në banesë për ta ndihmuar. Erdhën policët i thanë vjehrrës të hapte derën që të merrte plaçkat ish-nusja. Vjehrra e kundërshtonte policinë. Kunatës i tha vjehrra të vijë çuni të jetë prezent këtu. Erdhi ai Tanushi këtu, edhe ai me të njëjtat fjalë. Meqë ishte policia morëm gjysmat e rrobave me një mjet të vogël, ndërsa ditën e dytë kunata shkoi sërish atje dhe ai i thoshte fjalë që do të vras, do të bëj. Kunata ia kthente: Hajde më vrit pra, se unë e vrame jam, se më nxorët nga shtëpia mes katër rrugëve. Erdhi policia edhe ditën e dytë. Po të njëjtët policë erdhën, bënë debat. Policia e bindi atë, bëmë sërish të njëjtën gjë. Sapo ikën policët, kishin mbetur vetëm pak gjëra për të marrë. Në atë moment më thërret djali mua, del Agroni dhe thotë kush është ai, i them është djali im dhe po i them të iki. Në atë moment vjehrra vjen aty më nxjerr mua nga oborri, kur dal te porta e shoh atë me automatik lart ndërsa kunata ishte në oborr, ai e qëlloi me një plumb kunatën, më qëlloi edhe mua por unë ika me vrap pas tmerrit u ktheva dhe e gjeta nënën e tij të përqafonte të birin dhe i tha: Bravo të qoftë”,-tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.