Vrasja e 7-vjeçares nga komisari i policisë që drejtonte skafin ka shokuar shoqerinë shqiptare

0 41

Ajo që ndodhi sot në plazhin e Potamit në Himarë, kur një drejtues skafi, edhe komisar policie, me një shpejtësi të çmendur shkon te bregu i detit ku kishte plazhistë dhe godet për vdekje me helikat e skafit, një vajzë 7-vjeçare; ka shokuar krejt shoqerinë shqiptare.

Ajo kishte ardhur me prinderit e saj nga Kanadaja për të kaluar pushimet në Shqipëri. Fëmija është identifikuar si vajza me inicialet J.A., lindur e rritur në Kanada.

Por ajo erdhi dhe iku nga kjo jetë pasi një komisar policie me skafin e tij e goditi për vdekje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë. Ishte ish-shefi i komisariatit të Himarës, Tase, që po kryente manovra të rrezikshme dhe me shpejtësi në breg të detit, duke shkaktuar këtë tragjedi që tronditi mbarë opinionin publik.

Pas kësaj ngjarje tragjike ai është arrestuar.

Por kanë reaguar të gjithë në facebook apo deklarat politike, kushdo sepse kjo ngjarje është tragjike, porse edhe tregon situatën e rendit dhe garancisë në plazhe.

Në një status në Twitter, Rama shprehet se për këtë dhimbje nuk ka fjalë ngushëlluese. Gjithashtu ai thekson se fajtori duhet të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia,. Po ashtu shton se drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet të nxjerrin mësimet e duhura, e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse.

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!”, tha Rama.

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur këtë të martë në plazhin e Potamit, ku u përplas për vdekje 7-vjeçarja nga një gomone, me drejtues Arjan Tasen.

Berisha denoncon mungesën e sigurisë në plazhe, ndërsa thekson se për ligjin nuk pyet njeri.

“Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm! Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 7 vjeç në det, në Himarë. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungsen e plotë të sigurisë në plazhet tona. “, shkruan Berisha.

Reagimi i ish-presidentit Meta:

 

 

“Rikthehen pas ndërhyrjes së dorës së ngrohtë të partisë për tu riveshur dhe për tu graduar është rezultat i arrogancës së kryeministrit që kur ndodhin ngjarje të tilla thotë perse e politizoni? E harruat të ndjerin Rasha që u vras se shkoi të blinte një paketë cigare dhe jo vetëm kaq që ishte një akt që vjen nga policë të droguar. E mbani mend se si viktimën u përpoqën ta ktheni në agresor dhe t’i shpiknin edhe armë dhe pas reagimi mbarë popullor të pranonin të vërtetën e ngjarjes. A mendoni se nëse nuk do kishte reaguar opinioni publik ai do ishte para drejtësisë? Jo edhe mund të ishte graduar. Kujtoni ngjarjet e rënda ku policë me policë janë goditur, këto tregojnë që shteti ka rënë, kjo tregon që policia nuk është në shërbim të popullit, por përdoret. Kemi raste të tjera ku nuk jepet asnjë sqarim dhe është koha të reagohet me forcë dhe ti jepet fund përdorimit të policisë si instrument shtypës ndaj popullit të Shqipërisë . Nuk jemi popull për tu shtypur nga askush dhe aq më tepër nga policia . Nuk kemi fëmijë për të humbur nga kjo papërgjegjshmëri dhe arrogancë. Masa të menjëhershme për të rivendosur besimin mes policisë dhe popullit”.

Ndërsa gazetarja Esmeralda Keta, e cila ka qenë shumë pranë vendit të ngjarjes, ka rrëfyer detaje rrëqethëse të tragjedisë ku humbi jetën vogëlushja.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka treguar se trupi i vajzës ishte në atë gjendje që askush nuk merrte guximin të hynte në det e të mblidhte trupin e të voglës.

Postimi i plotë:

Vetëm pak metra larg fëmijëve të mi që po laheshin ne det, një 5-vjecare e bukur, me kacurrela te arta, u masakrua nga një skaf…Per te kuptuar se sa dramatike ishte ngjarja mjafton tu them se asnje prej dhjetra pushuesve nuk guxonte të futej në det e të nxirrte trupin e vogushes së pafat, vetëm një hollandez qe punonte tek ndihma e shpejte pati kurajon te mblidhte trupin e vogelushes….

Familja me origjinë nga Tropoja por që jetonte në Kanada, vetëm dje pasdite kish mbërritur ne Potam per te kaluar pushimet që u kthyen në tragjedi.

Kush e ka fajin?

Nê vendin ku ndodhi ngjarja kishte kordon sigurie per mjetet e lundrimit, por te gjithe ne kemi nevoje te dime a jane me licencë këto kordone? Nese po, a jane ato konform ligjit? Qe do te thote te jene te taposura, te jete i lire kordoni dhe te mos vendosen cadra ne vendin qe i korespondon kordonit, te kete njerez qe ndihmojne dhe udhezojne mjetet qe dalin ne breg, por edhe qe nuk i lejojne pushuesit te lahen brenda tij.. n

Nese nuk i plotesojne keto kushte atehere, ata qe e kane per detyre ta monitorojne duhet te mbajne pergjegjesi.

Duke pare se sa shume kordone te tilla ka pergjate vijes bregdetare duhet te marre fund mania qe cdo lokal te kete dalje ne det…

Do ta kem të vështirë të shkul nga mendja fytyrën e së ëmës se vogelushes, teksa nje kordon i gjate pushuesish shkoi te ngushellonte. E vetmja gje qe mund te benin ishte ti jepnim nje perqafim e ajo mu drejtua, kur pa femijet e mi: “Shijoni njeri -tjetrin. Mos lejoni hallet t’ ju mbysin. Une e humba pergjithmone vogelushen time”. E mbytur ne lot dhe mes asaj dhimbje ajo grua kishte force te na thoshte nje fjale te mire, ndersa ne nuk ia mbrojtem dot vogelushen e saj. Edhe pas 4 oresh nga ngjarja ajo vazhdon e qendron ende ne skenen e krimit, nga frika se mos e manipulojne ngjarjen…

Në foto: Pamje nga plazhi Potam dhe skafi që mori jetën e vogelushes 7 vjeçare

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.