Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Dëshmia e autorit: Rapsodin e kisha mik

0 467

Ashtu si në Durrës, edhe Lezha u trondit të hënën nga një vrasje e dyfishtë. Aleksandër Përdodaj ka mohuar para togave të zeza se ka vrarë rapsodin e njohur Kol Murrani dhe mikun e tij Preng Simoni. Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata e kanë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Me kokën ulur, i shoqëruar nga forca të shumta policie, të cilat ishin pozicionuar edhe në tarraca të ndërtesave aty pranë, për të shmangur një hakmarrje të mundshme, Përdoda është shoqëruar në gjykatë e më pas drejt burgut.

Nga ana tjetër, Përdoda ka pranuar se ka pasur një konflikt me Preg Simonin, 8 muaj më parë por çështja është zgjidhur e ndërsa me Murranin thotë se ka pasur miqësi, që sipas tij nënkuptn se nuk ka pasur asnjë motiv për t’i vrarë. Ai nuk e ka mohuar që ka qenë ditën e ngjarjes në Lezhë në fshatin Lalm i Vjetër, pasi shkon shpesh por është larguar nga aty rreth orës 10:00.

“S’kam lidhje me vrasjen, kam qene në fshat atë dite sepse kam shtëpi dhe blegtori dhe qëndroj vazhdimisht, por në orën 10 kam zbritur në Lezhë, dhe lajmin e mora vesh në televizor në orën 16:00. Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen. Kam pasur konflikt me Preng Simoni 8 muaj më parë por që e kishim zgjidhur, u morëm vesh me njëri tjetrin. Murranin e kam pasur lidhje miqësore, nuk mund ta beja unë atë krim”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.