Vrasja e Floyd/Gjesti i pazakontë mbi urë po thyen rrjetin (VIDEO)

0 366

SHBA nuk është në ditët më të mira. Miliona njerëz janë në protestë pas vrasjes së George Floyd. Skena e pazakonta e mijëra qytetarëve që qëndrojnë të shtrirë mbi urën Burnside në qendër të qytetit janë filmuar nga ajri dhe pamjet po bëjnë xhiron e botës.

Ata shihen të shtrirë në rrugë me duart pas shpinës, duke simuluar kështu pozitën në të cilën është gjendur George Floyd derisa polici Derek Chauvin po ia mbante gjurin mbi qafë.

Pamjet nga ajri tregojnë urën qindra metra të gjatë të mbushur me trupat e demonstruesve, që në mënyrë paqësore kanë dërguar një mesazh ndryshe nga ato që i kemi parë këto ditë nëpër rrugët e qyteteve amerikane.

Leave A Reply

Your email address will not be published.